Policia italiane ka arrestuar një pastiçier shqiptar, pasi u kap me drogë.

31-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat fqinje, shkoi vetë në komisariat pasi ishte përfshirë në një aksident dhe kërkonte të dinte ku ishin hetimet për këtë ngjarje.

Autoritetet, të cilat e kishin pasur në vëzhgim për drogë më parë 31-vjeçarin, ushtruan kontroll ndaj tij dhe në xhep i gjetën disa gramë marijuanë.

Në apartamentin e tij në Pianoro iu gjetën disa gramë kokainë dhe peshore elektronike dhe materiale të tjera që shërbejnë për mbështjelljen e drogës.  Ndaj 31-vjeçarit shqiptar u dha masa e sigurisë arrest shtëpie.