Këtë të mërkurë, Presidenti Ilir Meta do të mirëpresë në një takim në Presidencë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Mësohet se takimi Meta-Berisha do të zhvillohet në orën 12:00, në vijim të turit të konsultimeve që presidenti ka nisur për situatën politike në vend.

Një ditë më parë, Meta priti në zyrën e tij, ish-presidentin Rexhep Meidani, si edhe krerët e partive të opozitës jashtë parlamentit me të cilët diskutoi situatën politike në të cilën ndodhet vendi si edhe i njohu ato me procesin e emërit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.