Presidenti Ilir Meta do të depozitojë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kallzimin penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Burime nga Presidenca bëjnë me dije padia do të dorëzohet në orën 14.30, për ndjekjen penale të Dvoranit. I ftuar mbrëmë në emisionin "Open", Meta tha se Dvorani është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin te Reforma në Drejtësi.
"Ai do bëhet shembull dhe ai është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin te reforma në Drejtësi në mënyrë që asnjë të mos tallet më siç është bërë në këto dy vite. Shkelja është flagrante, dëmi është i madh. Janë këta përgjegjës dhe është ai përgjegjës që u hap ky debat. Unë si Presidenti Republikës nuk bëj shaka", tha Meta.





