Shënohet një tjetër rast i dhunimit të mjekëve. 32-vjeçari Agim Kumbara është arrestuar sot në Peqin, pasi nën efektin e alkoolit pas sherrit për serumin ka goditur për shkak të detyrës mjekun Yllkan Topi.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Me ndryshimet e Kodit Penal dhuna ndaj mjekëve dënohet nga 1 deri në 5 vite burg.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.