Kisha e Shën Thanasit në Korçë ka rënë pre e grabitjes, gjatë natës së kaluar. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur kishën në orët e vota, duke dëmtuar derën e pasme.
Autorët kanë shkatërruar dhe grabitur katër arka të lekëve të besimtarëve dhe një arkë të qirinjve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe për të identifikuar e kapur autorët.





