Dalin emrat e 30 delegatëve që do të përfaqësojnë Durrësin në Kongresin e PS, që pritet të mbahet në fillim të vitit 2020.
Nga 4500 anëtarë të PS Durrës q u ftuan të votojnë gjatë të shtunës kanë marrë pjesë në proces rreth 74% dhe kanë zgjedhur me parimin "një anëtar një votë" 30 emrat që do të dërgojnë në Kongres.
Bie në sy, se ashtu siç edhe kërkoi kryeministri dhe njëherazi kryetar i PS-së, Edi Rama, janë votuar 15 meshkuj dhe 15 femra, gjë që do të bëjë që në Kongres raporti mes delegatëve të dy gjinive të jetë gati gati 50 me 50. DurrësLajm ka siguruar listën me delegatët fitues.
Socialistët durrsakë kanë vendosur të dërgojnë në Kongres disa nga emrat më të njohur të PS-së në qytetin bregdetar, që mbajnë poste të rëndësishme jo vetëm në parti, por edhe në administratë dhe Këshill Bashkiak, por që njihen njëkohësisht edhe si mbështetës të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Adrian Çela, Ani Dyrmishi, Afrim Bakaj, Arben Isaku, Spartak Kovaçi, Eljo Jani, Aljon Hysko, Roni Shqiopa, Ana Dhamo, Klementina Meci, Mirela Gumeni, Alneida Rroshi etj janë vetëm disa nga emrat e votuar nga socialistët.
Më poshtë gjeni listën e plotë me emrat e 30 delegatëve të Durrësit në Kongresin e PS-së:





