Një 33-vjeçare është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se duke u hequr si juriste ka mashtuar një qytetar në Tepelenë duke i marrë 50.000 euro për lirimin e një të burgosuri të dënuar për vrasje.
Shtetasja Amarilda Leka, lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë, është prezantuar si juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë.
Ajo i ka thënë shtetasit me iniciale B. Z., se me njohjet që kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin me iniciale A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015.
I dënuari po vuan dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë.





