Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në rrugën “Vllazërimi”, në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përmbysur nga përplasja ndërsa drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga automjeti dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet ende.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.