Aksi rrugor “Pavarësia” përballet përgjatë këtyre ditëve, sidomos në orët e pasdites dhe në fundjavë me një trafik shumë të dendur mjetesh.
Përqëndrimi i një numri mjaft të madh pushuesish në lagjen nr.13 të Durrësit rrit në mënyrë eksponenciale numrin e automjeteve në këtë zonë bregdetare.
Nga Ura e Dajlanit e deri në Plepa vargu i automjeteve shkon në disa kilomentra, por ajo që e rëndon edhe më shumë trafikun, sipas banorëve të zonës është fakti se shumë automjete parkohen në stacionet e urbanit të linjës.
Një qytetar ka dërguar në redaksinë e “DurrësLajm” videot e mëposhtme, ku dokumentohet se në shumë vendqëndrime të autobusave janë parkuar automjete të ndryshme dhe për pasojë, urbanët ndalen në mes të rrugës, duke bllokuar trafikun për të zbritur dhe marrë pasagjerët.
“Prsh ju lutem publikojeni stacionet e autobuzave ne zonen e plazhit durres jan kthyer ne parkime dhe per kete arsye krijohet dhe nje trafik se nuk kan ku te ndalojn autobuzat. Ku eshte policia bashkiake dhe e shtetit?”– shtron pyetjen qytetari ndërsa na dërgon edhe videot e mëposhtme.





