Florion Dalladaku, autori i krimit makabër në Lushnje ku vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë, është arrestuar pas një ore.

Autori është arrestuar në Fier, ku po përpqiej të arratisje me një ford blu.

Në informacionin e policisë të dhënë pak më parë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, në banesën e familjes, ku shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeç, për motive ende të paqarta, dyshohet se ka goditur me një mjet metalik prerës (sqepar) nënën e tij, shtetasen Fanije Dalladaku, 80 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra, 80-vjeçarja ka humbur jetën. Ndërkohë, i ati i tij, shtetasi Hasan Dalladaku, 77 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.