Një supermarket është grabitur pak minuta më parë në Durrës, tek ish-URT.

Autori i moshës 26 vjeç, ka hyrë në supermarket dhe ka marrë nga kasa një shumë parash.

DurrësLajm” mëson se autori i dyshuar është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga Policia, e cila vijon kontrollet për kapjen e tij.

Ai njihet nga uniformat blu si person problematik në zonën ku kreu grabitjen.

Në vijim priten më shumë detaje mbi ngjarjen dhe identitetin e autorit.