Forcat RENEA kanë zbarkuar në Shkozet ku po ushtrojnë kontrolle prej disa orësh.
“DurrësLajm” mëson se forcat RENEA të drejtuar nga SPAK janë në lagjen nr.14, ndërsa nuk dihen më shumë detaje rreth këtij operacioni blitz.
Pamjet në videon më poshtë janë ekskluzive nga operatori i “DurrësLajm” Denis Simaku.
Ndërkohë po gjatë ditës së sotme ka pasur zhvillime të rëndësishme nga ana e SPAK, ku me urdhër të GJKKO-së, SPAK zhvilloi sot më 22 shtator kontrolle në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda. Gjykata ka urdhëruar kontroll banese dhe kontroll personal për Prodën dhe pas kësaj ish-kryepolici është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
Po ashtu edhe për drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” e cila është pezulluar edhe nga detyra. Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Zyrtarja e lartë nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.
Operacioni lidhet me një nga fraksionet e dosjes së AKSHI-it. Ndërkohë, në dosjen e “AKSHI”-t kanë dalë për përkrahje të autorit të krimit edhe një punonjës policie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe pronari i një biznesi në Durrës.





