Merr flakë bombola e gazit në një apartament në lagjen nr.18 në Durrës, në bllokun e pallateve te Dyli.
Ngjarja ndodhi në banesën ku jetonte vetëm një grua e moshuar, e cila fatmirësisht shpëtoi falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve.
Pavarësisht distancës shumë të afërt nga vendngjarja me spitalin, autoambulanca mbërriti rreth 20 minuta pas njoftimit për të bërë të mundur transportimin e të moshuarës drejt urgjencës.
Ndërkohë nga ana tjetër, shërbimi zjarrfikës ka ngritur shqetësimin për përdorimin në banesa të këtyre bombolave të tipit kamping, duke iu bërë apel qytetarëve që të mos i përdorin ato në ambiente të mbyllura, për shkak të rrezikut që paraqesin.





