Pas paralajmërimit të Presidentit Ilir Meta se do të shpërndajë parlamentin, ka reaguar kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Duke iu referuar ngërçit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Meta tha se askush nuk mund të guxojë të përdhosë Kushtetutën.

Deputeti socialist është shprehur jashtë dyerve të Kuvendit, në fund të seancës së jashtëzakonshme plenare, se “Nuk ka asnjë shans që presidenti të shpërndajë parlamentin”.