Presidenca duket se do i përgjigjet me konferencë të jashtëzakonshme për mediat seancës së Kuvendit.
Në një njoftim bëhet me dije se dalja për mediat do të mbahet në orën 14:00.
“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta në ora 14:00 në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp!”, thuhet në njoftimin shpërndarë mediave.





