Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar sot te zona e Astirit ku mbetën të lënduar 12 persona, 5 efektivë dhe 7 banorë të zonës që kundërshtojnë prishjen e banesave që preken nga punimet për rrugën në Unazën e Madhe.

Meta shkruan se është e papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve ndërsa iu uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

POSTIMI I METËS

E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre.

Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme.

Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog.

U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.