Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot me 11 vota pro metodologjinë orientuese për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
Ky është një dokument ndihmës për Këshillin dhe do të ketë përdorim të brendshëm për lehtësimin e veprimtarisë së tij në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Këshilli administron deklarimin dhe dorëzimin nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vlerësimit/renditjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
Dy anëtarë të KLP, Esmeralda Keshi Camin dhe Tartar Bazajn nuk do të votojnë për kandidatët për prokuror të Përgjithshëm pasi shpallin konfliktin e interesit. Por ndërkohë nuk shpall konflikt interesi Besnik Cani, ish-këshilltar ligjor i Arta Markut
Keshi referon si konflikt interesi masën disiplinore të iniciuar nga Arta Marku. Bazaj referon si konflikt akuzat mediatike për të që shqyrtohen nga sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme.





