Një trup i pajetë ka rënë në rrjetën e peshkatarëve mëngjesin e kësaj të shtune në Durrës.

Peshkatarët e peshkarexhës "Primo" po peshkonin në 70 metra thellësi, 6 milje larg nga Bisht Palla, kur në rrjetën e tyre ka rënë kufoma.

Dyshohet se trupi i dekompozuar i përket një femre dhe sipas kqyrjes paraprake ka një kohë të gjatë në ujë.

Trupi është akostuar në kalatën nr.4 të portit të Durrësit për të kryer procedurat.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës.