Alvin Berisha 11-vjeçari shqiptar që u shpëtua nga kampi i ferrit në Siri është pritur në mënyrë fantastike në Itali. Sapo ka mbërritur në qytezën e Barzagos në provincën e Leço në veri të Italisë, fqinjët kanë dalë të gjithë jashtë për të pritur ‘kampionin shqiptar’.

Ata e kanë marrë në krahë dhe siç shihet edhe në pamje e puthin dhe e përqafojnë gjithë kohën. Ndërkohë në një faqe muri të pallatit është varur një parullë më mbihskrimin: Mirëseerdhe kampion!

Alvini i vogël qëndron i buëqeshur gjithë kohës, dhe të drejtë tashmë që është kthyer më në fund pranë gjirit të familjes.