"Alvin i lirë, një lajm i mrekullueshëm dhe i shumëpritur nga të gjithë!"

Kështu shkruan në Facebook presidenti Ilir Meta në reagimin e tij për shpëtimin e 11-vjeçarit shqiptar nga kampet famëkeqe në Siri.

Komentin e tij në rrjete sociale, Meta e shoqëron me një video nga momenti kur Alvini niset drejt rrugës së kthimit pranë familjes në Itali.

11-vjeçari Berisha u shpëtua falë ndërhyrjes së “Kryqit të Kuq Internacional” dhe “Gjysmehënës Siriane”, ndërsa për tërheqjen e tij nga kampet siriane u angazhua edhe qeveria shqiptare së bashku me forcat italiane.

Alvini është sjellë në kufirin Liban-Siri nën kujdesjen e këtyre forcave për t’ja dorëzuar organizatave humanitare.