Këto janë momentet, kur ambulanca sjell në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës të aksidentuarit e Manzës.
Aksidenti tragjik, që i mori jetën 3 personave, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë u regjistrua në rrugën që të çon drejt Gjirit të Lalzit.
Një automjet që po vinte nga zona e Gjirit të Lalzit ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë 3 persona që ndodheshin në të kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mes të vdekurve është edhe një çift bashkëshortësh, të martuar para një jave.





