Moti i keq që ka përfshirë vendin nuk ka ndaluar valën e emigrantëve të paligjshëm.
Kapen në Kapshticë 16 klandestinë nga Siria, Irani dhe Kurdistani. Klandestinët u kapën në fshatin Trestenik dhe mes tyre ka gra e fëmijë.
Mësohet se 4 prej tyre janë në gjendje jo të mirë shëndetësore për shkak edhe të motit të keq që ka përfshirë juglindjen.
Klandestinët janë dërguar në zyrën e pritjes në Kapshticë, ku po u merren deklarimet.





