Një vajzë shqiptare humbi tragjikisht jetën mbrëmjen e së mërkurës në Cuneo të Italisë fqinje, pasi u përplas nga një automjet. Bëhet fjalë për një 25-vjeçare e identifikuar nga mediat atje vetëm me iniciale L.I.

Mësohet se viktima kishte parkuar makinën e saj në një vendndalim në autostradën Asti-Cuneo dhe po kalonte në mes të karrexhatës kur u përplas automjeti.

Fatkeqësisht 25-vjeçarja gjeti vdekjen e menjëhershme.

Shoferi i makinës që përplasi të renë u shoqërua në emergjencë për shkak të shokut, ndërkohë kanë nisur hetimet.