Gjumi është shumë i rëndësishëm për qetësinë trupore edhe atë mendore. Mungesa ose vështirësia për të bërë një gjumë të qetë ka një ndikim të fortë në jetën e përditshme. Nëse vini re që problemet me gjumin po bëhen të përsëritura, është koha e duhur për të shkuar tek mjeku.
Cili është burimi i problemeve me gjumin?
Arsyet e problemit të gjumit janë të shumta. Njerëzit mund të fiksohen në mendime për punët e të nesërmes, dhe kjo i lë pa gjumë. Stresi konsiderohet si një nga shkaqet më të forta të pagjumësisë. Apnea e gjumit është një tjetër arsye që nuk keni gjumë. Një tjetër arsye që mund t’ju lë pa gjumë është edhe nevoja për të shkuar në banjë, gjë që mund të tregojë ndonjë problem mjekësor.
Çfarë duhet të bëni për të përmirësuar gjumin?
Duhet të krijoni një rutinë. Mjekët rekomandojnë që të shmangi kafenë, alkoolin dhe ushqimet e rënda në mbrëmje. Kur të shtriheni për të fjetur mbani larg telefonin dhe çdo pajisje stresuese. Kur stresi është një faktor madhor për prishjen e gjumit , atëherë mjeku mund t’ju rekomandojë qetësimin e mendjes përmes teknikave të ndryshme. Aktiviteti fizik është shumë i mirë kundër stresit dhe për gjumin e mirë.
Përdorimi i ilaçeve
Ilaçet për gjumë mund të ofrojnë shpëtim për disa raste, megjithatë rreziku për t’ju shkaktuar varësi është i tepërt. Nëse do ti keni shpresat vetëm tek medikamentet , atëherë do ta keni shumë të vështirë të flini pa to.
Kur është koha për të shkuar te mjeku?
Kur vëreni që mungesa e gjumit po bëhet e vazhdueshme duke dëmtuar cilësinë e jetës, këshillohet që të shkoni tek mjeku. Zgjidhja e këtij problemi shmang edhe probleme të tjera si ataku në zemër, isheminë apo diabetin.