Në fjalën e tij gjatë takimit të "Platformës për bashkëqeverisjen", kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se ligji special kundër krimit të organizuar dhe masat speciale kundër "KÇK" do të çlirojnë Kadastrën e Durrësit dhe jo vetëm.
Rama tha se këto institucione janë vende ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista.
"Do të jetë fundi i sigurt i gjithë merimangave dhe i rrjetit të vjetër të merimangave, që kërkojnë ushqim për të dhënë atë që në fakt është e drejta e gjithsecilit, duke futur duart në xhepa. Na preke në plagë të hapura, që është Kadastra e Durrësit, por jam i bindur që ligji special kundër krimit të organizuar dhe asat speciale kundër KÇK do ta çlirojnë përfundimisht Kadastrën e Durrësit dhe gjithë kadastrat në Shqipëri, nga rrethimi kriminal, që ka nisur prej shumë vitesh dhe që ne kemi arritur ta çajmë vetëm pjesërisht, sidomos në zonat që kanë interes zhvillimi turistik, aty ku krimi i organizuar përpiqet të shpëlajë paratë e pista, por nuk do t’i gëzojë. Çfarë kanë grabitur, nuk do ta gëzojnë."





