Një depozitë gazi ka shpërthyer në Portëz, në aksin rrugor Fier Patos.
Shkak për shpërthimin ishte nxehja e elektromotorit, ndërkohë që nuk raportohet për viktima ose të plagosur.
Banorët e zonës u shprehën se janë trembur shumë, pasi shpërthimi ishte i fuqishëm.
Këto janë pamjet e momentit të shpërthimit të depozitës së gazit.





