Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ndodhur të premten e 1 nëntorit.
Në një postim në Twitter, Rama përshëndet me respekt Policinë e Shtetit për zbardhjen e ngjarjes ndërsa paralajmëron se do t'i nxjerrin "ujin e zi" foleve të krimit të organizuar.
"Përshëndes me respekt punën e shkëlqyer të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjes kriminale, ku u implikua edhe prokurori i Durrësit. Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda…dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vetingu #DerinëFund #ZeroTolerancë.", shkruan kreu i qeverisë.





