Flet deputeti i qarkut Durrës Rrahman Rrajaj, për arrestimin e kushëririt të tij Redjan Rrajës, i cili akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Deputeti thotë se lajmin e mësoi përmes mediave, ndërsa shpjegon se e ka kushëri më të largët se të tretë. Rraja kërkon që kushëriri i tij të japë japë llogari para ligjit.

“Nuk jam në dijeni të përfshirjes së Redjanit në antetat. Redjani është më larg se kushëri i tretë për mua. Gjyshi i Redjanit dhe babai im janë vëllezër për babë me nëna të ndryshme. Unë nuk përkrah askënd. Kushdo që është përfshirë në aktivitet kriminal, duhet të japë llogari para ligjit. Lajmin e mora vesh nga mediat, sepse vetë isha në një takim pune”, tha deputeti Rraja për Abc News.