Një shpërthim ka ndodhur pak momente më parë në një pikë shpërndarje gazi në Portëz të Fierit. Pika e furnizimit me gaz është në pronësi të shtetasit S.M..

Mësohet se pika e gazit ka shpërthyer si pasojë e shkëndije të shkaktuar gjatë mbushjes së një bombule gazi. Dyshohet se ka disa të lënduar, të cilët janë dërguar në spital.

Ende janë të paqarta shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia dhe forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për neutralizimin e flakëve.