Një përplasje mes disa studentëve ka ndodhur dje në ambientet e ish-mensës në Qytetin Studenti.
Mësohet se rreth orës 17:30, ndërsa po zhvillohej leksion tek ish-mensa duke qenë se godina e Ekonomikut është në rikonstruksion, dy djem kanë hyrë në orën e leksionit dhe kanë ngacmuar vajzat që ishin në mësim.
Ndërkohë kanë reaguar djemtë e grupit që ishin të pranishëm në mësim duke u thënë të largohen.
Por ngjarja nuk ka mbaruar aty pasi rreth orës 19:00 kur ka përfunduar leksioni, djemtë janë përplasur jashtë.
Policia ka shoqëruar disa persona për rastin në fjalë.
Ndërkohë tre të plagosurit nga sherri kanë shkuar dhe kanë marrë mjekim dhe më pas janë larguar.





