Mbrëmjen e sotme në studion e “Open” në Top Channel  u diskutua për lidhjen e bandave me politikën.

Ish-deputeti Agron Duka ka pranuar që situata në Durrës është shumë e rënduar.

Teksa po flitej për informacionet rreth bandave të lidhura me politikën, Duka tha se ka informacione, por që nuk mund të flasë, pasi ndihet i frikësuar te përmendë emra.

“Informacione kam sa të duash unë. Mund të them banda x dhe y por si përmend”, u shpreh Duka.

Keni frikë?– e pyeti Eni Vasili, Agron Dukën.

Po– iu përgjigj Duka.

Do të thotë që politikanët kanë frikë?– e pyeti sërish Eni Vasili.

Po, kanë frikë. – tha Duka.