Presidenti Ilir Meta ka uruar kryepeshkopin e Shqipërisë, Anastas Janullatos p;r 90-vjetorin e tij të lindjes.
Në një postim në Facebook, Meta shprehe mirënjohje të veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për njohjen ndërkombëtarisht të saj dhe të Shqipërisë, për forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit mes besimeve në vendin tonë.
POSTIMI I PLOTË
Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i urova sot jetë të gjatë, vite të bekuara dhe shumë dashuri në misionin e Tij hyjnor, Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Mirënjohje e veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për njohjen ndërkombëtarisht të saj dhe të Shqipërisë, për forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit mes besimeve në vendin tonë.
Perëndia e bekoftë Fortlumturinë dhe veprën e Tij të ndritur!





