Persona të paidentifikuar kanë vjedhur mbrëmjen e djeshme banesën e biznesmenit Shpëtim Ahmeti në qytetin e Sarandës.
Biznesmeni ka në pronësi një linje autobusësh dhe banesa e tij ndodhet në lagjen nr.2.
Sipas burimeve të para, në banesë janë vjedhur vetëm bizhuteri. Në momentin e ngjarjes, në banesë nuk ndodhej asnjë njeri.
Policia e Sarandës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Kujtojmë që biznesmenit Shpëtim Ahmeti i është vjedhur edhe biznesi dy vite më parë.





