Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë, makina e drejtuar nga shtetasja D. G, ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me bordurën e rrugës.

Vajzat që kanë mbetur të plagosura janë dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30 në aksin rrugor Tiranë-Durrës automjeti me drejtuese D. G, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy pasagjeret në këtë automjet shtetasja I. H, dhe M. H, të cilat u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të humbjes kontrollit të automjetit.