100 artistë nga 60 shtete kanë sjellë krijimet e tyre në një ekspozitë “Vetëpeizazh” në galerinë e arteve “Nikolet Vasia” në Durrës.

Ekspozita u çel të shtunën më 2 nëntor dhe do të qëndrojë e hapur për artdashësit durrsakë deri në datën 12 nëntor, nën kujdesin e kuratorit të njohur Helidon Haliti.

Kryebashkiakja Valbona Sako, e pranishme në këtë aktivitet, shprehet se po punohet ndërkohë për një kalendar aktivitetesh për vitin 2020, që do ta rendisin Durrësin në hartën botërore të aktiviteteve ndërkombëtare.

“Jam shumë e lumtur që bashkë me kuratorin e njohur Helidon Haliti hapëm një ekspozitë e para e këtij lloji për qytetin tonë”, thotë Sako.