Pas një burri në Tiranë që u hodh nga kati i gjashtë, një tjetër person në Korçë ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvrarë në mënyrë tragjike.
Policia bën me dije se rreth orës 14.00, në lagjen nr. 9 të qytetit, shtetasi Viktor Bardhoshi, ka vrarë veten me armë gjahu.
I gjithë episodi tragjik ka ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të tij.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.





