Një aksident rrugor me një person të plagosur rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune.
Ngjarja ka ndodhur në asin rrugor Velipojë- Shkodër, ku një makinë ka përplasur këmbësorin Emiljan Toma, 32-vjeç.
Mësohet se 32-vjeçari ndodhet në sallën e reanimacionit në Shkodër.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.





