Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e djeshme te Mbikalimi i Shkozetit, ku iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja.

Brahimllari shkruan në Facebook se ngjarja në fjalë dhe të tjera si kjo, rrisin pasigurinë e qytetarëve, të cilët ndihen çdo ditë e më të frikësuar ndërsa sipas tij kryeministri dhe qeveria vazhdojnë të bashkëpunojnë me krimin dhe oligarkinë.

"Ministria e Brendshme me Sander Lleshin ministër është kthyer në institut statistikash, numëron vetëm viktimat, aksidentet dhe kilogramët e kokainës që kalojnë sa në një port në portin tjetër.", shkruan ndër të tjera ishdeputeti.

POSTIMI I PLOTË

Siguria publike ne meshire te fatit.

Qytetaret po perballen çdo dite e me shume me ngjarje te renda dhe nuk ka asnje reagim apo plane masash nga kjo qeveri.

Qytetaret jane lene ne meshire te fatit sepse Kryeministri dhe qeveria e tij jane ne sherbim te oligarkise dhe krimit te organizuar.

Ministria e Brendshme me Sander Lleshin minister eshte kthyer ne institut statistikash, numeron vetem viktimat, aksidentet dhe kilogramet e kokaines qe kalojne sa ne nje port ne portin tjeter.

Qytetaret jane te pambrojtur nga instuticionet e sigurise, qe per fatin tone te keq vetem numerojne viktimat dhe nuk bejne asnje gje tjeter.

Ne kete situate te rende per vendin zgjedhjet jane e vetmja zgjidhje per te kthyer rendin dhe sigurine publike, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik te vendit. Per te forcuar instuticionet dhe per te kthyer besimin e qytetareve tek nje shtet qe mbron interesat e tyre.