Terrorizmi në Itali, alarm maksimal për ditën e sotme, sinjalizohet prania e dy terroristëve në territorin italian për një sulm të stilit “Bataclan” që ndodhi më 13 nëntor të vitit 2015 në Francë.
“Alarm për sulm terrorist në Itali. Është dhënë gjatë natës së kaluar një alarm mes forcave të rendit për një kërcënim terrorist gjatë ditës së sotme”. Këtë gjë e raporton e përditshmja online “Open” e themeluar nga Enrico Mentana.
Sipas saj, në raportin sekret flitet për një stil ekzekutimi siç ndodhi në masakrën e Bataclanit që ndodhi në Francë.
Dy burra të kombësisë shqiptare po kërkohen në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për Battar Nabiyula, i njohur gjithashtu si Maximilian Defilade ose Bardhyl Hoxha dhe është 46 vjeç; tjetri i quajtur Bujar Hysa, midis 40 dhe 48 vjeç.
Duke marrë parasysh që deri më tani Italia nuk ka qenë kurrë skenë e sulmeve, alarmi është maksimal. Në raport – siç shkruan gjithmonë portali – agjentëve dhe ushtarakëve iu bëhet thirrje të “kenë vëmendje maksimale, duke zbatuar çdo sistem sigurie dhe mbrojtjeje në rast të kontrollit të personave të dyshimtë”.





