Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona të akuzuar për dy vepra të ndryshme penale.
Policia ka ndaluar një 52-vjeçar, të shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Trafikim i narkotikëve" dhe ka arrestuar një 31-vjeçar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë Durrës:
Ndalohet një 52 vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Trafikim i narkotikëve".
Arrestohet dhe një 31 vjeçar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve ndaluan shtetasin :
R.H., 52 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në tetor 2019 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Trafikim i narkotikëve"
_
Shërbimet e Policisë Rrugore në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
I.N., 31 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





