Të tjera detaje zbulohen rreth përplasjes me armë të ndodhur pak më parë në Durrës. Mësohet se një prej të plagosurve është prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Pasditën e sotme, rreth orës 16:27 te Mbikalimi i Shkozetit, makina tip "Benz" e prokurorit është qëlluar me armë zjarri, e cila ka përfunduar jashtë rruge.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë që udhëtonin me të në mjet, edhe një femër, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore.

Prokurori Arjan Ndoja u vu në qendër të opinionit publik kohët e fundit  nga kryeministri Rama, i cili e akuzonte për lidhje me bandat kriminale.

Kujtojmë që prokurori Ndoja ishte ai që çoi pas hekurave ish-drejtorin e Kadastrës Liridon Pula, ky i fundit u mor në mbrojtje nga zv.vendës kryeministri Erion Braçe dhe nga kryeministri Edi Rama.