Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në Peqin, si pasojë e të cilit kanë mbetur 4 persona të plagosur.

Në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi A.G., duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me mjetin tip “Golf” i cili ishte i parkuar me drejtues shtetasin B.H., 31 vjeç, banues në Kukës.

Pas goditjes, automjetet kanë përfunduar në ambientet e një lokali, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë.

Të lënduarit janë transportuar në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.