Një shkëmbim me armë zjarri ku janë përfshirë dy makina ka ndodhur sot në Durrës. Konkretisht ngjarja ka ndodhur te mbikalimi i Shkozetit.
Një prej mjeteve nga ku është qëlluar është tip "BENZ" me targa AA 333 ZD dhe ndodhet në vend.
Paraprakisht mësohet se janë plagosur tre persona, dy prej të cilëve rëndë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj





