Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar të premten menjëherë pas vendimit të KQZ-së për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku.
“Institucionet janë institucione”, tha Rama në një reagim të shkurtër për mediat nga selia e PS, pas takimit me deputetët dhe kryebashkiakët e qarqeve të veriut të vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me 5 vota pro t’i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, sipas të cilës kryebashkiaku i zgjedhur më 30 qershor është subjekt i ligjit të dekriminalizmit pasi në formularin e vetëdeklarimit nuk ka përmendur ndalimin në Greqi në vitin 2003 me para të falsifikuara.





