Policia ka arrestuar një person, i cili posedonte lëndë narkotike dhe municion luftarak. Në pranga të policisë ka përfunduar shtetasi me iniciale I.S, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e veprimtarisë së tij.
Gjatë operacionit të koduar "Ploca", nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 6.6 kg lëndë narkotike, e dyshuar si cannabis sativa dhe një sasi municioni prej 996 fishekësh luftarakë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, në ngarkim të tij, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.





