Pavarësisht gropës së krijuar në buxhet me mospagesën e detyrimeve të sigurimeve shoqërore nga institucionet publike nuk ka pasur bllokim të pensioneve.

Por ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në emisionin 360 Gradë të Artur Zhejit në RTV Ora paralajmëroi se nëse defiçiti rritet nuk do të ketë rritje të pensioneve dhe nga ana tjetër do të ketë rritje të taksave.

"Nuk janë bllokuar pensionet, ka mospërputhje në kohë. Nëse defiçiti thellohet nuk do të ketë rritje të pensioneve dhe do të ketë rritje të taksave. Janë dy gjëra që do t'u ngarkohen shqiptarëve. Mund të ketë mosrakordim në kohë me postë",- thotë Malaj.