Një grua ka humbur jetën në Sarandë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në "Lugun e Dardhës", e cila bën pjesë në Bashkinë e Sarandës.
Viktima quhet Alie Nika, 75-vjeçe, banore në Sarandë, me origjinë nga Memaliaj. Sipas informacioneve paraprake, e moshuara jetonte vetëm. Policia po punon për evidentimin e shkaqeve të kësaj ngjarjeje me pasojë fatale.





