Një aksident është shënuar pak më parë te semafori në rrugën e Unazës në Durrës.

Një automjet tip “Triçikël” me targa AA 185 ka goditur një makinë tip “BENZ” që drejtohej nga një shofere.

Mësohet se nga përplasja, për shkak të tronditjes drejtuesja e “BENZ”-it ka humbur ndjenjat (gjendje të fikti) por më pas është përmendur dhe nuk ka pësuar dëmtime.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton zbardhjen e plotë të rastit në fjalë.