Policia britanike ka vënë në pranga dy shqiptarë pasi dyshohen si përgjegjës të një sulmi me thikë më 27 tetor në Londër, ku mbeti i plagosur një 30-vjeçar.

Mediat shkruajnë se të arrestuarit janë shqiptarët Arseld Hysaj dhe Dardan Dollapaj, të cilët dyshohen për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital gjendje kritike për jetën. Autoritet ende nuk kanë një pistë të saktë për këtë ngjarje.