Një 40-vjeçar në Pogradec ka humbur jetën tragjikisht gjatë një aksidenti në punë.

Viktima me iniciale P.M. ishte duke punuar në një kabinë elektrike në lagjen nr.5 të qytetit, kur u rrëzua aksidentalisht.

Policia thotë se 40-vjeçari humbi jetën për shkak të plagëve të rënda që kishte pësuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.